“A bëhet xheloze bashkëshortja jote?”- Tolgahan publikon foton krah aktores së njohur, ndjekësi e “thumbon”! Ja ç’përgjigje i dha Almeda

  • G.g /
  • 17 October 2020 - 15:42
“A bëhet xheloze bashkëshortja jote?”- Tolgahan publikon foton krah aktores së njohur, ndjekësi e “thumbon”! Ja ç’përgjigje i dha Almeda

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, do të ketë rolin kryesor në serialin e ri “Kampioni im”, ku do të shfaqet si një boksier.

Së fundmi, partneri i Almeda Abazit ka publikuar një foto krah aktores protagoniste, Sude Guler, e cila është mbështetur në kraharorin e tij.

Komentet kanë qenë të shumta, por vëmendjen e tërhoqi njëri prej tyre.

“A bëhet xheloze bashkëshortja jote,”- shkruante ndjekësi.

Por në vend të Tolgahan, përgjigjen ia ka dhënë direkt Almeda.

“Jo, Almeda nuk është xheloze, sepse e di që ky është thjesht një aktrim, pra nuk është e vërtetë. Nëse Almeda do të ishte xheloze, nuk do e ndiqte filmin”, ka qenë përgjigja e bukuroshes.

Tolgahan dhe Almeda u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.

Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

(Kosova Sot Online)