![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Çfarë ndodhi? Shteti fqinj tërhiqet nga “Eurovision 2021”
![Çfarë ndodhi? Shteti fqinj tërhiqet nga “Eurovision 2021”](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/19/auto_rr11603099262.jpg)
Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali “Eurovision 2019” nuk pati garë mes konkurrentëve dhe për herë të parë u zhvillua online, për të promovuar artistët që kishin dërguar këngët.
Ai u shndërrua këtë vit në “Europe Shine A Light” ku secili shtet dërgoi klipet e këngëve dhe vendi ynë u përfaqësua nga Arilena Ara me këngën “Falling from the sky”.
Ndërkohë që shumë shtete kanë vendosur të dërgojnë të njëjtët këngëtarë me këngë të reja vitin e ardhshëm, ende nuk dihet çfarë është vendosur për Arilena Arën.
Madje, duket se ky kompeticion do të jetë me mungesa edhe në vitin 2021.
Pas Bosnjë Hercegovinës, Andorës, Sllovakisë, Monakos e Luksmeburgut edhe shteti fqinj, Mali i Zi, ka vendosur të tërhiqet.
Këtë lajm e ka bërë të ditur “EscToday”, pa dhënë më tepër shpjegime për këtë vendim.
(Kosova Sot Online)