“Askush tjetër përveç mamit nuk mund ta vriste atë”- Ylli i Hollywood rrëfen vdekjen e babait gjatë s*ksit: Kur arriti kulmin e kënaqësisë …

  • G.g /
  • 19 October 2020 - 15:07
“Askush tjetër përveç mamit nuk mund ta vriste atë”- Ylli i Hollywood rrëfen vdekjen e babait gjatë s*ksit: Kur arriti kulmin e kënaqësisë …

Ylli i Hollywood, Matthew McConaughey ka zbuluar se i ati vdiq nga një sulm në zemër ndërsa bënte seks me nënën e tij.

Fituesi i Oskar do nxjerr në botim një libër me kujtimet e tij “Greenlights”, ku ka folur hapur për historinë e tij familjare.

Dhe ai zbuloi se i ati, James Donald, vdiq ndërsa bënte seks me nënën e tij Kay.

“Mora një telefonatë nga mamaja ime ku më tha: ‘Babai yt vdiq’. Gjunjët mu këputën, s’mund ta besoja. Ai ishte babai im, askush dhe asgjë nuk mund ta vriste atë përveç nënës sime,”– rrëfeu McConaughey.

Ndërsa shtoi: “Ai gjithmonë na thoshte mua dhe vëllezërve të mi se nëse vdiqte, do ndodhte ndërsa bënte seks me mamanë. Dhe kjo ndodhi. Ai pati një sulm në zemër kur arriti kulmin e kënaqësisë gjatë seksit me mamin.”

James u nda nga jeta në vitin 1992. Ai dhe Kay pati një marrëdhënien me ulje e ngritje të shpeshta.  Çifti u martuan dhe ndanë me njëri-tjetrin tre herë.

Mateu u ngjiz menjëherë pasi ata u martuan herën e tretë.

“Ata ishin, disa herë të dhunshëm,”- tregoi aktori. “Ata ashtu komunikonin. U divorcuan dy herë dhe u martuan tre herë. Dua të them, ishte si Oqeani Paqësor në një stuhi.”

(Kosova Sot Online)