![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
“Zemrën time e kam në krah”, ish-gruaja e tij e akuzoi për shkatërrim familje, por Fjolla Morina nuk ndal foto me biznesmenin
![“Zemrën time e kam në krah”, ish-gruaja e tij e akuzoi për shkatërrim familje, por Fjolla Morina nuk ndal foto me biznesmenin](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/29/auto_fjolla-morina1-11603963937.jpg)
Pak ditë më parë, Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla.
Dhe që nga ajo kohë, këngëtarja nuk ndal fotot me biznesmenin, duke treguar se është më e dashuruar se kurrë.
“Kam zemrën time në krah,”- shkroi ajo, krah një imazhi ku pozonte e lumtur pranë partnerit.
Pasi bëri publike lidhjen me Fisnik Sylën, ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ka edhe dy fëmijë, akuzoi Fjolla Morinën se i shkatërroi familjen.
Sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së biznesmenit me këngëtaren.
“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”– tha mes tjerash ajo sipas nzoom.bizz, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.
Këngëtarja nuk ka reaguar ndaj deklaratave të saj, por duket se ka vendosur të ecë përpara duke shijuar dashurinë me biznesmenin.
(Kosova Sot Online)