U arrestua me dy armë , merret vendimi për Fjolla Morinën!

  • G.g /
  • 29 October 2020 - 15:31
U arrestua me dy armë , merret vendimi për Fjolla Morinën!

Ka përfunduar hetimi për Fjolla Morinën dhe dosja ka kaluar për gjykim. Dosja.al bën me dije se dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë këtyre javëve. Historia e këngëtares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak. Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë.

Njësoj si skenari i ndonjë telenovele, më vonë mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Mirëpo shtatzënë apo jo, Fjolla ja doli të mos përfundonte në burg, sepse gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës.

Fisnik Syla dhe shoferi i Fitim Muji, kanë lënë qelinë disa ditë më parë, 16 ditë pasi u vunë në pranga. Gjykata e Kukësit, ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje”, deri në përfundim të hetimeve për çështjen në fjalë, pavarësisht se sipas ekspertizës, në armën që mbante Fjolla Morina, nuk u gjetën gjurmë të Sylës dhe Mujit.

Kujtojmë se biznesmeni u ka bërë këmgëtares një propozim romantik për martesë. Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisniku i propozoi këngëtares për martesë.

(Kosova Sot Online)