Pandemia ia prishi planet e martesës, por këngëtari kosovar sjell foto përrallore
Megjithëse nuk e bëri dasmën sipas planeve, pandemia nuk pengoi Burim Hoxhën e Dafinën të vijnë në foto si një çift përrallash.
Këngëtari Burim Hoxha është martuar me të fejuarën e tij prej vitesh, Dafinën.
Media tregon se çifti kishin planifikuar martesën për këtë vit, me një dasmë prej mbi 600 personave.
Megjithatë, për shkak të pandemisë çifti e kanë shtyrë dasmën deri në këtë kohë, me shpresë që gjendja do të përmirësohej, mirëpo duke parë situatën, Burimi me Dafinën kanë vendosur që të lidhin kurorë pa dasmë madhështore.
Fotot, megjithatë, kanë dalë të mahnitshme.
Dafina shfaqet një nuse fantastike në fotosesionin e martesës, duke ndërruar dy fustane nusërie.
Me grimin nga Arbër Bytyqi, Dafina dhe Burimi shkëlqejnë në fotot e realizuara nga Norik Uka.
Burimi gjithashtu zbulon se ata janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë, ndërsa shpreso që shumë shpejtë të mund të festojë këto gëzime me shoqërinë e tyre, pasi gjendja me pandeminë të kalojë.
(Kosova Sot Online)