Lexoni edhe:
Naser Ramadani tregon nëse kemi shpërthim të Covid-19 në Kosovë
Romeo Veshaj po shijon lidhjen e dashurisë me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqin.
Çifti janë prej disa kohësh në një romancë dhe nuk hezitojnë të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”, këngëtari Gena tregoi sekretin e çiftit, duke zbuluar se ata po bashkëjetojnë.
Naser Ramadani tregon nëse kemi shpërthim të Covid-19 në Kosovë Lexoni edhe:
Dhe në rubrikën “AfterParty”, aktori i humorit rrëfeu më shumë detaje nga lidhja e tyre.
Ndërsa u pyet se “kush e do më shumë njëri-tjetrin”, Romeo Veshaj rrëfeu se ai është më i dashuruar me Jonida Maliqin.
Aktori tregoi planet për të ardhmen, duke u shprehur se dëshiron të bëjë një dasmë private dhe të ketë një familje të madhe.
Pyetje nga intervista:
Romantik apo direkt në temë?
Romeo Veshaj: “Direkt në temë për të qenë romantik.”
Në krevat vetëm apo çift?
Romeo Veshaj: “Në krevat çift, mos na lëntë Zoti vetëm.”
Të duash dikë që nuk mund ta kesh kurrë apo të kesh dikë që nuk mund ta duash kurrë?
Romeo Veshaj: “Të duash dikë që nuk mund ta kesh kurrë.”
Në lidhje apo single?
Romeo Veshaj: “Në lidhje.”
Si fillim ti takosh miqtë apo familjarët?
Romeo Veshaj: “Familjarët, mbaron punë direkt.”
Dhuron trëndafila apo bizhuteri
Romeo Veshaj: “Të dyja, i shoqëroj bashkë.”
Këngëtare apo prezantuese
Romeo Veshaj: “Këngëtare.”
Më shumë e do apo të do
Romeo Veshaj: “E dua.”
Dasmë tradicionale apo private?
Romeo Veshaj: “Private.”
Familje e madhe apo e vogël?
Romeo Veshaj: “Familje e madhe.”
Seks apo dashuri?
Romeo Veshaj: “Të dyja.”
Në mëngjes apo në darkë?
Romeo Veshaj: “Të dyja.”
Puthje në qafë apo në buzë?
Romeo Veshaj: “Mamin në qafë (qesh).”
Lidhje e fshehtë apo që ta dinë të gjithë
Romeo Veshaj: “Ta dinë të gjithë.”
(Kosova Sot Online)