Marina Vjollca tërheq vëmendjen e italianëve, komente pafund
Moderatorja Marina Vjollca u bë zyrtarisht, pak javë më parë, ambasadore e firmës së stilistes së famshme italiane Elisabetta Franchi.
Këtë të hënë, kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto të Marinës, e gjitha e veshur me krijimet e saj.
Ndërsa italianët nuk i kanë kursyer komentet në foton në fjalë, si për veshjen, ashtu dhe për vetë moderatoren shqiptare.
E mrekullueshme”, “Wow! Komplimente për vajzën”, “Kur stili takohet me bukurinë dhe feminilitetin, ky është rezultati”, “Shumë elegante”, “Shumë e bukur”, janë vetëm disa nga komentet e italianëve.
(Kosova Sot Online)