Lexoni edhe:
Pasi largohet nga Kosova i dashuri ia shpreh dashurinë Adrianës me fjalët më të ëmbla: Të dua shumë shpirt
Leonora Jakupi i ka komentuar djalit të Thaçit.
Hashim Thaçi sot bëri të ditur se sot është njoftuar për konfirmimin e aktakuzës së ngritur nga Specialja.
Djali i tij Endrit Thaçi preku të gjithë me fjalët emocionuese që i shkroi pranë një postimi të bërë në Instagram.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇKë”, kishte shkruar Endriti.
Në mesin e shumë personave që i kanë komentuar Endritit është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
“Respekt dhe mirënjohje pafund për Babin tënd e Presidentin tonë!”, ka shkruar ajo në koment në postimin e Endritit.
(Kosova Sot Online)