Fifi rrëfen lidhjen në distancë, kush është djali që “mbaron” pas tij aq sa mund të braktisë karrierën

  • G.g /
  • 09 November 2020 - 08:49
Fifi rrëfen lidhjen në distancë, kush është djali që “mbaron” pas tij aq sa mund të braktisë karrierën

Lidhja e këngëtares së njohur Filloreta Raçi (Fifi) me të dashurin e saj, Xhulion, është komentuar shumë nëpër media.

Së fundmi, këngëtarja e ftuar në emisionin “Roped with Olsi”  foli për lidhjen e saj dhe nëse ajo do të kishte lënë gjithçka këtu për t’u larguar në Gjermani, ku edhe i dashuri i saj aktual jeton.

Fifi foli aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, e cila vendosi të heqë nga lista e personave të “Instagramit” që ndjek të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit, i cili është Xhulio, i dashuri aktual i saj.

Këngëtarja ka treguar se i dashuri i saj jeton në Gjermani, dhe Olsi e ka pyetur nëse do të hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për t’u zhvendosur në Kosovë ose Gjermani, dhe a do të largohej ajo nga emisioni “Shiko Kush Luan”, nëse do t’i ofrohej një pagë më e mirë?

“Kam jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do të rikthehem. Ndërsa për pyetjen e dytë, jam shumë e familjarizuar me ekipin, stafin edhe nuk të bën paraja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty,”- është shprehur Fifi.

Përmes një loje nga emisioni, ajo duhet të zgjidhte mes tre personave që do të shfaqeshin në ekranin e emisionit, të cilët ishin Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj, Xhuljo, kurse pyetja ishte: “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke pasur një romancë?”.

“Sipas portaleve, me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam pasur asgjë. Por e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time,”- është shprehur Fifi.

Një gjë është e sigurt: që Fifi është e dashuruar aq marrëzisht pas djalit të pasionuar pas futbollit, aq sa më mirë mund të kuptohet në tekstin e këngës së saj “Marova”. Fifi tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen dhe Xhulio është i vetmi që ajo ndjek në “Instagram”.

Në “Shiko kush Luan” ajo zbuloi se dashurinë për partnerin e saj e ka “gdhendur” në trup, duke e bërë tatuazh fjalën me të cilën e përkëdhel.

Gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, Fifit iu bë kjo pyetje: “Të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet ‘Stracciatella’. Na trego sot kuptimin ose ha…”.  Fifi vendosi mos të hajë, por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf! Aq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi. E duket se dashuria për të e ka bërë që të transformohet edhe në pamje, duke u shndërruar në një vajzë elegante.

Pak kohë më parë ajo postoi një foto në “Instagram”, duke i bërë të gjithë të fërkojnë sytë pasi jo vetëm s’është mbipeshë, por ka skalitur format fizike. Në foton ku pozonte e ulur në një bar, binte në sy beli i ngushtë njësoj si i modeleve, që do të thotë se ndryshimi në pamjen e saj është drastik.

Kështu, të gjithë kanë nisur me pyetjet e tipit se si u dobësua kaq shpejt dhe kaq bukur, ndërkohë që betejën me kilet e nisi gati një vit më parë. Artistja vendosi ta ndryshonte pamjen e saj dhe, siç shihet, ndryshimi ka ndodhur. Në fotot e fundit të postuara në rrjetin social “Instagram” ajo duket mjaft elegante.

Po si u dobësua Fifi? U tha në fillim se këngëtarja kishte zgjedhur të dobësohej përmes vendosjes së balonit gastrik në stomak, fakt që më vonë e mohoi. Ajo ka folur për transformimin e saj në ekran, si dhe gjatë live–ve që ka bërë nga “Instagrami” i saj.

Këngëtarja është shprehur se komentet e njerëzve për peshën e saj nuk kanë qenë aspak shtysë për t’u dobësuar, përkundrazi. Më tej, Fifi tha se dobësimi ishte thjesht për arsye shëndetësore, pasi ndihet shumë e lumtur me trupin e saj.

“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek.  Nuk vendosa me u dobësu se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit dobësohu, unë i kam shtu dhe 20 kile.E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi kam filluar pak me ushtrime fizike,”- tha Fifi.

Ndërkohë, edhe pse mbipeshë, pak kohë më parë Fifi u bë pjesë e lajmeve rozë për afrimet dhe largimet e saj të bujshme me djemtë e muzikës. Ndërkaq, Fifi gjatë karantinës i dedikoi një postim të dashurit, me të cilin la të kuptohej se po jetojnë një lidhje në distancë.

(Kosova Sot Online)