![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/10/200x200_tnha1605034759.webp)
Lexoni edhe:
Humbja e babait i dha një tjetër rrjedhë jetës së tij, Azet na copëtoi zemrat me postimet e fundit
Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ky lajm i bukur bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë.
Pasi zbuluan gjininë në mënyrën më të bukur, Afërdita dhe partneri kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për bebushin që tani.
Për shkak të trupit të saj “fit” dhe frekuentimit rregullisht të palestrës, barku i rrumbullakosur i Afërditës ka qenë i vështirë për t’u dalluar.
Madje, ndjekësit e kanë akuzuar atë se “po mashtron”, pasi s’ka asnjë bebush në barkun e sheshtë.
Por, këto akuza Afërdita ‘po i hedh poshtë’ çdo ditë. Këngëtarja ndan me ne poza me barkun e rrumbullakosur i cili tashmë mund të dallohet fare lehtë, si në foton e fundit.
(Kosova Sot Online)