
Brenda shtëpisë luksoze të Luana Vjollcës/ Shikoni sa e çuditëshme duket vila e saj

Luana Vjollca është një prej këngëtarëve dhe moderatoreve më të dashura për publikun. Ajo është shumë e komentuar në mediat sociale dhe ndiqet nga një numer i madh fansash.
Përpos gjithë angazhimeve që ka, ajo përsëri i mban cdo dite rrjetet e saj sociale të përditësuara me foto të shumta. Moderatorja e njohur ka publikuar disa foto nga shtëpia e saj. Bashkengjitur fotos së publikuar në ‘Instastory’, Luana shkruan: “Shtëpia ime re”.
Ngjyra që dominon është roza dhe gjithcka është e zbukurar me disa fjongo. Shtëpia duket mjaftë moderne dhe luksoze.
Moderatorja gjithmonë ia ka lejuar vetës luksin dhe të udhëtuarit në vendet më të shtrenjta.
Mund të themi se Luana në cdo dalje të saj shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaje. Moderatorja e njohur ka një bukuri të rrallë dhe trup të tonifikuar. Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut i cili ka kuriozitet për cdo gjë rreth saj.
(Kosova Sot Online)