“Vajzë e re, nuk mendon”- Robert Berisha mohoi lidhjen me Jessica Kadiun, por modelja e ‘kërcënon’: Kam prova të mjaftueshme për t’ia shkatërruar jetën

  • G.g /
  • 13 November 2020 - 08:58
“Vajzë e re, nuk mendon”- Robert Berisha mohoi lidhjen me Jessica Kadiun, por modelja e ‘kërcënon’: Kam prova të mjaftueshme për t’ia shkatërruar jetën

Robert Berisha është përfolur gjatë për një lidhje me modelen Jessica Kadiu.

Këngëtari i ka mohuar gjithmonë thashethemet, pavarësisht deklaratave të modeles se kanë qenë së bashku.

Gjatë një interviste së fundmi, ai u shpreh se mes tyre nuk ka pasur asgjë përveçse një shoqërie të mirë.

Teksa e konsideroi një “modele të thjeshtë të cilën nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e tij”, Robert Berisha theksoi se Jessica Kadiu është një vajzë e vogël dhe që nuk mendon gjatë.

Ndërsa shtoi se nuk do kishte lidhje me një vajzë, 22 vite më të vogël se vetja.

“Nuk e di çfarë ka pranuar ajo, janë disa intervista. Ka mbetur një shoqëri shumë e mirë mes meje dhe asaj kur ishim në xhirime në Turqi para dy viteve, ishte një grup xhirimi unë Rina dhe disa të tjerë për emisionin e Big Mamës, edhe kishte sjellë këtë si modele dhe si shoqe e Rinës. Sa herë jemi takuar dikush tjetër ka qenë aty, ose Big Mama ose Rina. Edhe në New York e kam takuar, është 22 vite më e re se unë.

Nuk e di çfarë ka pranuar dhe ka thënë ajo. Nuk besoj se do i vijë mundësia që të jetë në emisionin tim, unë do ftoj artistë dhe jo një modele të thjeshtë. Ajo është vajzë e mirë edhe ishalla e ka fatin e mirë. Por me mua, se di. Nuk më ka follow dhe as nuk e kam. Largohem kur e shoh që bëhet e madhe, largohem menjëherë. Se di çfarë ka dashur të thotë, më kanë nxjerrë disa herë në intervista, më kanë provokuar por nuk ka pasur kurrgjë serioze. S’ka asgjë, shpresoj që asaj të mos i bëhet problem se është vajzë e re, nuk e mendon atë punë. Robi plaket kur do vetë, por me goca të reja nuk bën,”– tha Robert Berisha, duke i dhënë fund çdo thashethemi se janë bashkë.

Megjithatë, duket se Jessica Kadiu ka prova të forta se ka pasur romancë mes tyre. Madje, ajo është shprehur se ka prova mjaftueshëm për ta shkatërruar atë.

“Nuk ka folur në lidhje me këtë temë dhe as nuk dua. Por tani po ju premtoj të gjithëve, do të flas shumë shpejt dhe gjithçka do të jetë e qartë për të gjithë ju. Unë nuk kam folur sepse ndryshe nga ky njeri, nuk dua të prish reputacionin e askujt. Por unë kam prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe ende e mbaj gojë mbyllur. Mos luani me zjarr dhe prisni të mos digjeni. Askush nuk do të thotë gënjeshtra kur emri im është në gojën e tyre,”- shkroi ajo.

Jessica Kadiu u shpreh se nuk ka gënjyer asnjëherë, sado që Robert Berisha e mohon se kanë në një marrëdhënie.

Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.

 “Së dyti, nuk kam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Unë kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizjen tënden vetëm për shkak të një marrëdhënie të kaluar. Nuk besoj se ia vlen t’ia përmend emrin e tij por një gjë që nuk do të lejoj kurrë është që ky njeri të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të që ai të bëjë veten të duket mirë për publikun.

Ky person mund ta mohojë sa të dojë por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur. Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë. Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person,”- përfundoi modelja.

(Kosova Sot Online)