Vazhdon telenovela Keisi dhe Stresi
Ndonëse marrëdhënia e tyre ka marrë gjithmonë vëmendjen për ndarjet apo rikthimet e shpeshta, Keisi mbetet fansja numër 1 e Stresit. Pak para publikimit të projektit të radhës së reperit, ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto të këngës në ‘Youtube’, shoqëruar me fjalët: “Duke e pritur hitin e radhës”.
Në një foto tjetër Keisi e ka etiketuar Stresin duke vendosur mbi emrin e tij edhe kurorën e mbretit. Epo duket qartë se pavarësisht momenteve të ndryshme të mira e më pak të mira, Keisi do të mbetet gjithmonë njeriu më suportues për Stresin.
Në ‘Shiko Kush Luan’, Stresi zbuloi se vazhdonte lidhjen me Keisin, ndërsa i ftuar në ‘Ftesë në 5’ dy javë më parë, reperi tregoi se planet e dasmës kanë ekzistuar dhe do të vijë momenti kur do të finalizojë gjithçka.
(Kosova Sot Online)