Më shpejt nga sa menduam! Fjolla dhe Fisniku i japin fund beqarisë pas disa javësh!

  • G.g /
  • 14 November 2020 - 15:20
Më shpejt nga sa menduam! Fjolla dhe Fisniku i japin fund beqarisë pas disa javësh!

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë një stilistit të njohur. 

Së fundmi, Telegrafi.com ka mësuar se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpie” në Kukës.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

Megjithatë, këngëtarja është vendosur edhe në qendër të kritikave, sidomos pasi bashkëshortja e Fisnikut foli publikisht.

Ajo ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës. “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.”- ka thënë ajo.

Disa ditë më parë, këngëtarja ka postuar një foto në Instastory, duke e shoqëruar me një paragraf nga Artan Mullaj, që duket si një kundërpërgjigje ndaj kritikave.

Ndër të tjera ndër rreshta thuhet “Të dalësh mbi turmën do të thotë të përballesh me zemërimin e saj. Do të kesh kundër shumicën, një armatë të tërë njerëzish, e cila shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë.”

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, teksa dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

(Kosova Sot Online)