Një shqiptar ia shkruajti këngën Ariana Grandes
Ariana Grande publikoi këngën “34 +35”.
Ariana Grande erdhi tërheqëse si një shkencëtare seksi në videon e re muzikore “34+35”.
Këngëtarja 27 vjeçare në këtë klip u shndërrua në ‘fembot’ nga filmat e Austin Powers, ndërsa dukej joshëse në rolin e shkencëtares.
Në të gjitha skenat e klipit, artistja u komentua për paraqitjen që si zakonisht dukej shumë unike.
Kënga në fjalë është pjesë e albumit të saj të ri “Positions”, i cili u publikua në fillim të këtij muaji dhe debutoi në numrin një në top-listën amerikane “Billboard 200”.
Në mesin e tekstshkruesve të kësaj kënge është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Albert Stanaj.
Kënga “34+35” për pak orë nga publikimi ka kaluar shifrën prej 7 milionë klikimeve në YouTube.
(Kosova Sot Online)