Mesazhe erotike apo dashuri në video-call? Ja si përgjigjet Yllka Kuqi. Tregon edhe planet për zgjerimin e familjes
Yllka Kuqi mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë në muajin shkurt.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vajze, Luizës, 8 vite pas martesës së tyre.
Dhe e ftuar në rubrikën “AfterParty”, ajo ka treguar se është një mami e urtë, si edhe një bashkëshorte e egër.
Yllka Kuqi foli për planet për zgjerimin e familjes, duke u shprehur se dëshiron të bëjë sërish fëmijë.
Gjithashtu, tregoi edhe detaje intime nga marrëdhënia me bashkëshortin, teksa rrëfeu se i pëlqen më shumë të “bëjë qejf” para ushqimit sesa pas tij.
Ndërsa mes mesazheve erotike dhe dashurinë në video-call, ajo zgjodhi mesazhet romantike.
Pjesë nga intervista:
Mami e urtë apo bashkëshorte e egër?
Yllka Kuqi: Miks
Familje e madhe apo e vogël?
Yllka Kuqi: Familje mesatare
Një fëmijë apo më shumë?
Yllka Kuqi: Më shumë
Plazh me bikini apo nudo?
Yllka Kuqi: Me bikini
Dushin vetëm apo me partnerin?
Yllka Kuqi: Dushin nganjëherë kështu, nganjëherë ashtu. Si të kemi mundësinë.
Mesazhe erotike apo dashuri nga video call?
Yllka Kuqi: Mesazhe romantike
I bën apo të bën më shumë surpriza?
Yllka Kuqi: Ju bëj më shumë.
Nga partneri më mirë surpriza në shtrat apo në punë?
Yllka Kuqi: Në jetë
Ushqim para qejfit apo qejf para ushqimit?
Yllka Kuqi: Qejf para ushqimit
E do apo ai të do më shumë?
Yllka Kuqi: Duhemi
(Kosova Sot Online)