Këpucët ndryshe-ndryshe, Luana del në emision me një dukje të çuditshme
Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të përfolura.
Kjo për shkak punës së palodhshme që bën, stilit që ka, e mbi të gjitha komentohet për jetën e saj private.
Ajo tash e disa kohë prezanton emisionin më të shikuar të momentit “Shiko kush luan”, e ajo që bie në sy është dukja e saj në secilin nga episodet e këtij emisioni.
Së fundmi ajo ka postuar disa foto në instagram, ku shfaqet mjaft interesant.
Kësaj radhe ajo ka vendosur të kombinohej vetëm me dy ngjyra, bardh e zi. Luana duket shumë bukur, por detaji që është vënë re më së shumti janë takat e moderatores.
Luana kishte të veshur dy këpucë të ndyshme, njëra e bardhë e njëra e zezë.
Fansat as këtë herë nuk i kanë kursyer komplimentet për të, e si përfundim, ajo në çdo dukje të saj duket mjaft me stil dhe e kuruar deri në detajet e fundit.
(Kosova Sot Online)