![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Dikur ishin miq, ja çka thotë sot Stresi për Noizyn
![Dikur ishin miq, ja çka thotë sot Stresi për Noizyn](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/26/auto_c11606383721.jpg)
Stresi ka folur për Noizyn.
Noizy dhe Stresi njihen botërisht për historinë e tyre, në bazë të së cilës qëndron një miqësi e prishur.
Dy çunat kanë qenë shokë vite më parë, por për arsye që nuk i dimë as sot e kësaj dite i prishën marrëdhëniet mes tyre.
Kjo u pasua me konflikte të vazhdueshme dhe të ashtuquajturat diss-e, duke përbërë ndoshta dyshen më të fortë dhe të komentuar në hip-hopin shqiptar.
Së fundmi Stresi ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi” kur pas kaq shumë kohësh i është rikthyer marrëdhënies së tyre të prishur tashmë. I pyetur se cili është ai person për të cilin është penduar se e ka patur mik dikur, Stresi u përgjigj: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.
Reperi tregoi se dikur kanë qenë shokë dhe se fillimet e tyre kanë qenë ndryshe, por gjërat ndryshuan dhe në varësi të rrjedhojave tashmë është penduar që e ka patur mik dhe që i ka besuar.
I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe.
(Kosova Sot Online)