“Eh çfarë dhëndri kemi” – Tolgahan po mëson shqip dhe ja ku i keni provat!

  • G.g /
  • 28 November 2020 - 08:12
“Eh çfarë dhëndri kemi” – Tolgahan po mëson shqip dhe ja ku i keni provat!

Tolgahan ka nisur të mësojë shqip dhe duket se i pëlqen shumë. Aktori turk, i cili ka arsye më shumë se kushdo për ta mësuar gjuhën dhe këtu e kemi fjalën për Almedën, në postimet e tij të fundit shkruan vetëm shqip dhe madje pa gabime. Ja ku i keni provat:

Në foton e fundit, Tolga shfaqet duke pozuar i veshur me xhinse e këmishë gri dhe përshkrimin e fotos e nis turqisht “Falan Filan” dhe e mbaron shqip: “E kështu”.

Ndërkohë në foton e postuar pak ditë më parë me të birin, Tolga zbuloi se i thërret me përkëdheli në shqip “Klysh tigri”.

Në një tjetër postim ku njoftonte se seriali i tij do të transmetohet në TV Klan, aktori shkruante (sërish në shqip): Ju pres të na ndiqni Shqipëria.

Për të mos harruar edhe postimet ku i bën dedikime Almedës në shqip: Shpirti im, Të dua shumë etj.

E të gjitha këto i përmbledh më së miri komenti i Ildës, motrës së Almedës, e cila shkruan: “Eh çfarë dhëndri kemi”.

(Kosova Sot Online)