Gold Ag zbulon emrin e veçantë që i kanë vënë djalit
Reperi Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira janë bërë prindër për herë të parë, sot më 28 nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka njoftuar edhe për emrin e foshnjës.
Djali i tyre do të quhet Gueril.
“Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë. Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, ka shkruar reperi.
(Kosova Sot Online)