Rita Ora: Po fitoj shumë para që prindërit e mi të mos punojnë më kurrë

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 14:24
Rita Ora: Po fitoj shumë para që prindërit e mi të mos punojnë më kurrë

Rita Ora ndoqi një karrierë këngëtareje për t’i “lumturuar prindërit e saj”, pasi dëshiron të bëjë “shumë para” në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të punojnë më kurrë

Këngëtarja 30-vjeçare ka pranuar që prindërit e saj, Vera dhe Besniku, janë “forca lëvizëse” prapa dëshirës së saj “për të bërë shumë para” nga karriera e saj, sepse ajo donte të sigurohej që ata kurrë nuk do të duhet të punonin përsëri pasi kishin sakrifikuar aq shumë kur ata u transferuan për herë të parë nga Kosova në Britaninë e Madhe nga Kosova kur Rita ishte e vogël.

Ajo tha: “Doja t’i bëja të lumtur. Nuk doja që ata të punonin më kurrë. [Kur familja arriti për herë të parë në Britani] babai im po punonte tri punë në të njëjtën kohë dhe nëna ime nuk fliste asnjë fjalë anglisht dhe po mësonte të bëhej mjeke dhe ta mundte kancerin e gjirit njëkohësisht”.

“Unë isha si, ‘Unë dua të bëj shumë para në mënyrë që të sigurohem se ata janë të lumtur’. Kjo ishte forca ime lëvizëse e imja për një kohë të gjatë. Doja ta krijoja një botë ku të isha e paprekshme, në thelb mund të kisha çfarë të doja dhe t’u jepja prindërve të mi çfarë të donin. Dhe tani ata janë të lumtur dhe të shëndetshëm, nuk më lënë vetëm! Ata më thërrasin çdo pesë minuta”, tha ajo.

Kur u pyet se për çfarë e kanë thirrur prindërit për herë të fundit, autorja e hitit ‘Girls’ tha se të dy donin që ajo t’ua blente atyre iPhonein e fundit.

“iPhone i ri! Ata janë si, ‘Kështu , Rita, iPhone i ri doli…’ Unë jam si, ‘Unë e di..”, tha Rita Ora.

Dhe ndërsa prindërit e Ritës janë mirënjohës për karrierën e saj, miqtë e saj nuk mendojnë se ajo është e famshme.

E pyetur nga revista The Sunday Times nëse është e vetmja vajzë e famshme në grupin e saj të miqve, ajo tha: “Epo, ata nuk mendojnë se jam. Ata janë si: ‘O Zot, hesht!'”, tha Rita Ora.

Image


(Kosova Sot Online)