Rita Ora i habit të gjithë: E kam harruar që kam qenë e lidhur me Rob Kardashian!
8 vite më parë Rita Ora ka qenë në lidhje me djalin e familje Kardashian, Rob, por mesa duket këtë detaj e ka harruar totalisht. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sunday Times” ka pranuar se e ka harruar që ka qenë dikur në lidhje me Rob.
Kur u pyet për lidhjen e shkuar me të, Rita u përgjigj: “Oh, e kam harruar. Ishte një lidhje shumë jetëshkurtër. Unë isha shumë e re. Gjithsesi ishte mirë. Ishte qejf. Ishte shumë, shumë qejf, mendoj. Kaq mbaj mend”.
Më pas këngëtarja shpjegoi përse i ka pasur shumicat e marrëdhënieve me personazhe të famshëm.
“Unë nuk jam gjeni në dashuri. Por është më e lehtë të njihesh me ta, apo jo?”, ka thënë Rita.
Më pas ajo ka shtuar se ka kaluar momentet të mrekullueshme me disa njerëz të mrekullueshëm.
“Por në gjithçka që kalon dëshiron të jesh e lumtur. Mendoj se nëse lumturia është dashuri, atëherë, po”, është përgjigjur artistja kur është pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar.
Rita Ora dhe Rob Kardashian nisën një lidhje mes tyre në tetor të 2018-tës, por pas 2 muajsh u ndanë. Pas ndarjes Kardashian akuzoi një nga ish të dashurat për tradhti, duke nxitur spekulimet se bëhej fjalë pikërisht për Orën.
Përveç Rob Kardashian, Rita Ora ka qenë e lidhur më parë me Calvin Harris, Bruno Mars, Travis Barker, Andreë Garfield dhe djalin e Tommy Hilfiger, reperin Ricky Hil.
(Kosova Sot Online)