
Pas infektimit të Gencit, Eni publikon rezultatin e testit të saj

Ditën e djeshme këngëtari dhe reperi Genc Prevukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale që kishte rezultuar pozitiv në testin që i është nënshtruar për Covid-19.
Ai tregoi se edhe pse është ruajtur mjaft mirë që gati një vit, ai tashmë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”- ka shkruar Genci.
Pas infektimit të tij testit iu është nënshtruar edhe parnerja e Gencit Eni Koci, këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka treguar se virusin e kishte pasur tre muaj më parë dhe fatmirësisht këtë e ka kaluar pa ndonjë shqetsim serioz.
Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë.”- Ka shkruar këngëtarja.
(Kosova Sot Online)