Rrëfimi i Kazanovës nga Deçani: Kam pasur 400 dashnore, më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femra në të njejtën kohë
Bekim Stokaj, nga komuna e Decanit ku ka treguar për jetë private, ku thotë se në jetën e tij ka pasur më shumë se 400 femra.
“I kam pas diku mbi 400 femra në krejt Evropën”, ka thënë ai në “nKosovë Show”.
“Ja kam nisur karrierën me femra në vitin 1998”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në Mal të Zi është martuar me 5 gra.
“Kam jetuar bashkë me to një vit”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se lidhja me këto ka zgjatë një vit, dhe më pas ka shkuar në Gjermani.
Stojkaj që ka dëshirë ta quajnë Maxi ka thënë se rekordin botëror e ka thyer në Gjermani.
“Më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femrave përnjëherë. Unë jam i barabartë si me Hollywood”, ka thënë ai.
“Për puthje jam njëshi në Evropë, ka ndodh për një ditë i kam puthur 70 femra. Kur i kam puthur 70 femra për një ditë më ka ra të fikët”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Ecksw2m9pSI&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)