
Fejohet Ariana Grande , por lajmi qëndron tek unaza

Ariana Grande është fejuar me partnerin e saj Dalton Gomez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja 27-vjeçare duke zbuluar edhe unazën e veçantë që konsiston në një gur diamanti në formë ovale dhe një perlë.
“Përgjithmonë dhe më shumë se kaq”-shkroi Ariana krah fotove ku shfaqej me partnerin, të përqafuar, të lumtur e tashmë të fejuar.
Ariana dhe Dalton janë bashkë prej gati një viti. Lidhja e tyre nisi në janar, vazhdoi gjatë karantinës, ku muaj të tërë i kaluan bashkë dhe tani kanë marrë hapin e rëndësishëm.
Çifti ka marrë urime të shumta nga miqtë, mes tyre personazhe të njohur si James Charles, Kim Kardashian, Hailey Bieber etj.
(Kosova Sot Online)