Elia dhe Leka na njohin me vogëlushen princesha Geraldinë
Në tetor Elia dhe Leka u bekuan me një vajzë. Çifti i vendosi emrin Geraldinë dhe që prej asaj dite u kujdesën ta mbanin larg vëmendjes së publikut. Megjithatë ardhjen e Krishtlindjeve, Elia dhe Leka e kanë parë momentin më të përshtatshëm për ta prezantuar vogëlushen.
Sot Elia ka publikuar disa foto familjare, ku ajo, Leka dhe Geraldina shfaqen duke pozuar pranë pemës.
Vogëlushen e kanë veshur me të kuqe, tipike ngjyrë e festave, ndërsa Elia dhe princi duken elegant të veshur me ngjyra të errëta.
“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia përkrah fotove.
(Kosova Sot Online)