Sa i ëmbël! 5 ditë pas lindjes, del fotografia e parë e djalit të Shkurte Gashit

  • G.g /
  • 26 December 2020 - 15:48
Sa i ëmbël! 5 ditë pas lindjes, del fotografia e parë e djalit të Shkurte Gashit

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë është mësuar pak ditë më parë se pritje së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja është bërë nënë.

Duke u përpjekur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, Shkurtja nuk ka reaguar fare në lidhje me këto lajme. Gjatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk ka postuar asgjë në rrjete sociale. Mirëpo mediat mësuan se të afërmit i kishin organizuar këngëtares një festë mirëseardhje për lindjen e të voglit. Nëpërmjet këtij organizimi u mësua gjithashtu se Shkurtja e kishte pagëzuar djalin me emrin Mal.

Përveç shtatzënisë ajo ka mbajtur të fshehtë edhe partnerin pasi prej vitesh jeton një lidhje të bukur dashurie larg syrit të publikut. Ndërkohë ditën e djeshme u arrit në gjurmët e tij. Shkak është bërë një repost i Lum Salihut, djalit të këngëtares Shyhrete Behluli, që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, djalit të Shkurtes. Personi që ka ndarë buqetën në InstaStory është pikërisht partneri i këngëtares i cili quhet Albert.

Ndërkohë sot “Kosova Sot Online” ka siguruar foton e parë të djalit të këngëtares. Në foto shihet dhe një djalë dhe vogëlushi Mal, i cili qëndron me sy gjysmë të hapur përkrah tij. Deri më tani nuk dallohet qartësisht se më ngjan Mali, duke qenë se është akoma shumë i vogël dhe për më tepër ende nuk e njohim aq sa duhet të atin e tij për të dhënë një përgjigje të saktë.

(Kosova Sot Online)