Lexoni edhe:
Oriola Marashi e veshi më parë! Nicki Minaj bën xing me modelen
Bebe Rexha ju ka ardhur gjithmonë në ndihmë fansave të saj dhe së fundmi ka bërë një gjest shumë fisnik për ta. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka premtuar se disa prej ndjekësve të saj do ju paguajë faturat e Krishtlindjeve, për t’ju lehtësuar shpenzimet në këto kohë festash. Në ndryshim nga personazhet e tjerë që zhvillojnë “giveaway”, Bebe ka vendosur t’ju vijë në ndihmë në këtë formë personave që e vlerësojnë.
“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, ka shkruar Bebe në një postim.
Oriola Marashi e veshi më parë! Nicki Minaj bën xing me modelen Lexoni edhe:
Këngëtarja ju është gjendur gjithmonë pranë fansave të saj në mënyra nga më të ndryshmet. Nuk duhet të harrojmë se vitin e shkuar, Bebe erdhi enkas nga Amerika për të ndihmuar familjet nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo viiztoi fshatin Bubq dhe me të ardhurat e saj ndërtoi shtëpinë e një familjeje, që ishte shkatërruar plotësisht nga tërmeti i fuqishëm.
Po ashtu Bebe ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj, edhe pse më herët e ka pasur problem ta shfaq hapur. Para disa javësh ajo tregoi se e kishte ndihmuar Kim Kardashian që të tregonte të vërtetën e të pranonte me krenari origjinën.
“Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”, tregoi Bebe.
(Kosova Sot Online)