![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/27/200x200_785-0-5fe7c4a358619-600x3601609064504.jpg)
Lexoni edhe:
Leonora Jakupi nuk flet më me Nora Istrefin - Kjo është arsyeja
Rita Ora së fundmi ka folur për frikën që ka për kancerin e gjirit, pas diagnostikimit të nënës së saj.
E ëma e artistes shqiptare, Vera Ora, u diagnostikua me kancerin e gjirit në vitin 2005, kur ajo ishte 39 vjeçe dhe iu nënshtrua një mastektomie.
Kjo bëri që gjyqtarja e “Masked Singer”, e cila javë më parë shkeli rregullat e izolimit të testohet për të identifikuar nëse është bartëse e kësaj.
Leonora Jakupi nuk flet më me Nora Istrefin - Kjo është arsyejaLexoni edhe:
Duke folur gjatë një interviste të re, ajo u bëri thirrje të tjerëve të ndiqnin shembullin e saj dhe të kontrolloheshin.
“Unë i shoh këto gjëra duke thënë kontrolloni veten për gunga, por nëna ime nuk kishte asnjë gungë, ajo kishte një dhimbje të fortë dhe për këtë shkoi dhe u kontrollua”, tha 30 vjeçarja.
“Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por unë ende e kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte ndonjë para nënës time në familje që u diagnostikua me të”, tha ajo.
Vera, tani 56 vjeçe, luftoi me një formë ‘agresive’ të kancerit të gjirit, duke u trajtuar me kimioterapi dhe rrezatim para se të bënte një mastektomi të pjesshme.
Duke parë gjendjen e mamasë, Rita i tha The Sun se kaloi të njëzetat duke u shqetësuar se do të vuante të njëjtën sëmundje.
Psikiatria më parë foli për diagnozën e saj të kancerit, duke shpjeguar se ndikoi vërtet në krijuesen e hitit “Anywhere”.
(Kosova Sot Online)