![Rita Ora: 'Urime Ditën e Pavarësisë Kosova ime'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/03/200x200_Rita_Ora1733236613.jpg)
Ndjekësit i kërkojnë një foto me të dashurin, por ja çfarë publikoi Era Istrefi
![Ndjekësit i kërkojnë një foto me të dashurin, por ja çfarë publikoi Era Istrefi](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/29/auto_a11609237062.jpg)
Era Istrefi prej disa kohësh nuk është më aktive as në muzikë e as në rrjete sociale.
Por, duket se mbrëmë ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj, të cilëve u dha mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme.
Këngëtarja iu është përgjigjur të gjithave në Instastory, përfshirë edhe ato nga jeta private.
Një fanse i ka kërkuar një foto me të dashurin, për të cilën, Era publikoi një foto me para në dorë, duke nënkuptuar se për momentin ato janë dashuria e saj.
“E martuar me paratë”, shkroi këngëtarja krahas fotos.
Istrefi është përfolur për një lidhje me Julian Perreta-n, pasi marrëdhënia e tyre ngriti shumë dyshime tek publiku.
Megjithatë, në muajin shtator u konfirmua se mes tyre nuk ka romancë, pasi këngëtari prezantoi të dashurën e tij, Kambree Dalton.
(Kosova Sot Online)