Miranda Hashani: Përmes festivaleve, në skenë dalin vlerat dhe fundosen antivlerat

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 21:00
Miranda Hashani: Përmes festivaleve, në skenë dalin vlerat dhe fundosen antivlerat

Intervistë me këngëtaren MIRANDA HASHANI

Tash e sa dekada në skenë, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Miranda Hashani, në opusin e saj muzikor numëron shumë këngë, albume, e qindra koncerte të sukseshme, që e bëjnë atë shumë të dashur me publikun.

Pavarësisht se etapat në muzikë kanë ndryshuar, ajo është ndër këngëtaret e rralla që e ka ruajtur zhanrin të cilin e kultivon tash e sa vite dënjësisht.

Image

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", këngëtarja Miranda Hashani përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës dhe karrierës, të cilat ju ftojë t'i lexoni më vëmendje në vijim.

"Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni lansuar është “U ndamë e su pamë”, sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngës, dhe kush janë autorët?

Miranda Hashani: Për këngën "U ndamë e su pamë", kemi punuar një kohë të gjatë, pasi ballafaqoheshim me pandeminë dhe lëvizjet na ishin të kufizuara. Kënga u kompozua në Prishtinë nga Nexhat Macula dhe vazhdoi në Shkup për ta shkruar tekstin pena e Avni Qahilit e realizuar në orkestrim të Kris.

Image

“Kosova Sot Online”: Së fundmi keni qenë pjesë e jurisë në Festivalin “Nota fest” 2020, a po i mungojnë festivalet skenës muzikore shqiptare?

Miranda Hashani: Festivalin "Nota Fest" e kam mbështetur moralisht, nuk isha pjesë e jurisë. Fastivalet na mungojnë shumë, sepse janë ngjarje që ngrisin vlerën artistike, janë shtytje për artistët dhe njëherit dirigjohet shija muzikore tek publiku nga që realizohen këngë të nivelit më të lartë artistik, e nëse edhe bëhen live selektohen këngëtarët që dijnë vërtetë të këndojnë. Kështu në skenë dalin vlerat dhe fundosen antivlerat.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Miranda Hashani: Kur kujtojë fëmijërinë, më dalin para shoqet dhe shokët e laxhës, të pallatit ku kemi banuar. Kemi qënë mbi 20 fëmijë gjeneratë. Sa shumë mallë kam për atë kohë. Lojërat tona kanë qënë të ndryshme. Më shumë ishim jashtë se brënda shtëpisë. Asgjë s'kishte më shumë rëndësi se loja që na priste.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Miranda Hashani: Po, më ka ndodhur disa herë të refuzojë. Unë bëj shumë kujdes kur pranojë një këngë. Sapo bëjë përzgjedhjen e këngës pastaj jam shumë e lehtë në bashkëpunim për ta realizuar. Pak kam këngë që më janë imponuar dhe nuk kam mundur t'i refuzoj. Gjithmonë nuk mund tu iket, se krijohen nga miqë e bashkëpunëtorë të vjetër që në situata i kam pranuar.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Miranda, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria?

Miranda Hashani: Ky vit ishte i vështirë për të gjithë ne. Duhej që ti adaptohemi disa kushteve, që deri para pandemisë se kishim menduar që do na vinin kohë të tilla.Unë me familjen time jetojë në Gjermani në një fshat të vogël të rrethuar me male, e një kohë të mirë e kemi kaluar në natyrë. Kontaktet tona me njerëz këtu kanë qënë të pakta, sepse jemi të ardhur të ri këtu e ende nuk kemi krijuar një rreth të gjërë shoqërie. Duke jetuar këtu, kam patur disa dasma, mbrëmje familjare e organizime të ndryshme sepse këtu tani vonë u ndaluan, nuk ishte si në Kosovë e Maqedoni që u anulua çdo aktivitet muzikorë që në fillim të pandemisë.

Image

“Kosova Sot Online”: Edhe pse e realizuar në vitet 90’, kënga “Ëndrra”, i ka rezistuar kohës, dhe disi të motivon, këtë ndjesi ma lë edhe mua sa herë e dëgjoj?

Miranda Hashani: Kënga "Ëndërra", është pjesë e albumit tim të parë e realizuar në Tiranë nga Shpëtim Saraçi e Alqi Boshnjaku. Këngë që atë kohë u pëlqye jashtë mase dhe u bë këngë favorite e shumë adhuruesve të mi. Me këtë këngë arrita të bëj për vete shumë zemra që pastaj do të vazhdonin ta dëgjojnë këngën time dhe janë aty akoma e vazhdojnë të më përcjellin edhe sot. U jam falemnderuese të gjithëve që më mbajtën gjallë për kaq vite në skenë.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Miranda Hashani: Dita më e lumtur e jetës time është padyshim ajo kur kam lindur Donin djalin tim të parë pas plot 12 vite pritje.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Miranda Hashani: Unë shpesh i kritikojë në rrjetet e mija sociale, po edhe në shumë intervista kur më jipet rasti. Me plotë të drejtë. U them që skena është e shenjtë, nuk është për shumë ata që sot janë ngjitur aty. Të dalësh në skenë e të provokosh është mëkat, këtu flasë për femrat këngëtare. Ne duhet të jemi shembull i mirë për gjeneratat që vijnë, nëpërmjet nesh edukohen, kulturohen dhe duhet munduar gjithmonë tu ofrojmë vlerë në interpretim e sjellje të mirë skenike me veshje serioze. Te ne fatkeqësisht kohët e fundit ndodhë e kundërta. Ka humbur ndjenja e turpit. Shpresoj të biem në mend, e të dalë ndonjë institucion të miret seriozisht me këtë problem që qonë drejtë degjenerimit të shoqërisë sonë. Faj kanë edhe mediat tona që u japin përparësi këtyre këngëtarëve që ekspozohen çdo ditë me këto sjellje e bëhen ndikim në shthurjen e moralit të shoqërisë.

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Miranda Hashani: Vërtetë është viti, që na mori shumë artistë të skenës. Ndonëse në moshë, disa edhe të sëmurë, por me ikjen e tyre nga kjo botë na krijuan dhimbje të madhe, sidomos mua që i kam njohur nga afër e kam ndarë me ta shumë momente e kujtime të bukura. Tani më së shumti do të më mungojë fjala e tyre, fryma e kritika që më kanë dhënë gjithmonë. Lum ne që kemi jetuar në kohën e artistëve të medhenjë si ata.

E sa për shtetin tonë e institucionet, ata s'kanë pasur ndojherë traditë ti kushtojnë vëmendje artistëve të vërtetë, gjithmonë këtë kujdes e kemi pasur nga populli, ata që na kanë mbajtur gjallë në skenë e na kanë dhënë dashurinë më të madhe. Sa për shtet ne mbetemi të zhdukur. Shteti jonë duhet të mësojë nga vendet e Evropës, si duhet përkrahur e mbështetur një artist, se fundja ajo thënja që nëpërmjet artit e sportit njihet një popull në botë është shumë e saktë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Miranden?

Miranda Hashani: Për mua viti 2020, në aspektin familjar ka qënë i përmbushur. Kam pasur kohë mjaftueshëm të jem afër Mentorit, Donit e Detit e të kalojmë momente që në një kohë jashtë pandemisë nuk do ta kishim për shkak angazhimeve që do ti kisha. Ndërsa në aspektin profesional përkundër shumë anulimeve të eventeve, koncerteve e mbrëmjeve të ndryshme muzikore arrita disa nga ato ti realizojë. Dy këngë të reja me videoklipe: "Mos ik " dhe "U ndamë e su pamë". Realizova koncertin live me projekt të Qendrës Informative Kulturore në Shkup "Këngë të arta" në ambient të hapur rreth lumit Vardar ku solla në skenë disa nga perlat e këngës shqiptare, poashtu edhe në spektaklin e fundit "Grand Prix" që mbahet çdo vjet në Shkup në RTV21 arrita të marr çmimin "The best of the best".

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Miranda Hashani: Për këngë të reja ju premtoj se do të ketë, por një album do të jetë e vështirë në këtë kohë kur dihet problemi i plasimit në treg të albumeve serioze.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Miranda Hashani: E para. Të arrij të bëhem gjyshe. E dyta. Ti mbesë besnike adhuruesve të mi që më dhanë dashuri pafund e më mbajtën në krahë për vite.E treta. Të vdes e përmbushur.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Miranda Hashanit, për Vitin e Ri 2021?

Miranda Hashani: Uroj që Viti i Ri 2021, të jetë i mbushur me mundësi të reja, ditë me shpresë, sofrën e zemrën plotë, dashuri e lumturi në familje. Gëzuar!

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)