
Lexoni edhe:
Mahmut Ferati: Dikur jo çdo kush mund të bëhej këngetar/e pa patur talentin, derisa sot jo gjithmonë ka kualitet dhe vlera
Jennifer Lopez jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të kuruar deri në detaje.
Dhe kur vjen fjala tek make up, të rralla janë rastet kur këngëtaren e kemi parë pa të.
Së fundmi, ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram një video, teksa tregoi rutinën e saj të mirëmbajtjes së lëkurës.
Lopez e hoqi makeup-in live në kamera, duke treguar kështu sesi duket pa asnjë produkt kozmetik, por, duket se heqja e make up nuk arriti t’i hiqte shkëlqimin këngëtares.
“E kemi fytyrën të pastër për 2021-shin”-shkroi këngëtarja krah videos.
Ndërkohë, vetëm disa kohë më parë, Lopez ka treguar se nuk ka bërë botox:.
“Nuk jam ai lloj personi. Nuk jam kundër njerëzve që bëjnë botox, por nuk është për mua. Jam më natyrale dhe dua që produktet e mia të funksionojnë”- është shprehur J.Lo.
(Kosova Sot Online)