![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Restoranti ku festoi ditëlindjen ia sheh sherrin Rita Orës, i merret licenca
![Restoranti ku festoi ditëlindjen ia sheh sherrin Rita Orës, i merret licenca](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/08/auto_000_1gi871-600x3601610117531.jpg)
Festa e ditëlindjes së Rita Orës ka shkaktuar polemika të shumta të cilat po vazhdojnë edhe këtë fillimvit.
Këngëtarja kosovare organizoi një festë të madhe me shumë njerëz, duke thyer rregullat e shtetit britanik ndaj pandemisë.
Përveçse Ora u kritikua nga adhuruesit e saj, ajo kërkoi falje publikisht për këtë, duke e kuptuar gabimin e saj dhe organizatorëve të ditëlindjes.
Por si duket, kjo çështje nuk paska përfunduar me një kërkimfalje, pasi policia britanike ka hapur rast ndaj restorantit “Cas Cruz”, aty ku u organizua festa në nëntor të vitit të kaluar. Sipas rekomandimeve, polica ka nisur procedurë për t’ia marrë licencën e punës restorantit në fjalë, ka shkruar të premten revista “Buzz”.
Masat anti-Covid në Britani të Madhe janë rritur, duke kufizuar lëvizjet dhe qarkullimin e lokaleve dhe çdo institucion ku krijohen turma të shumta njerëzish.
(Kosova Sot Online)