Zbulohet romanca e re e Violeta Kukajt, këngëtarja në lidhje dashurie me një kryetar komune?

  • G.g /
  • 09 January 2021 - 14:18
Zbulohet romanca e re e Violeta Kukajt, këngëtarja në lidhje dashurie me një kryetar komune?

Violeta Kukaj kohët e fundit ka qenë ndër këngëtaret më të komentuara të estradës. Dhe kjo ishte pikërisht për dy arsye. Njëra ishte ndarja nga bashkëshorti që u komentua shumë, mirëpo asnjë deklaratë nuk u dha nga vetë këngëtarja dhe tjera, për ndërhyrjet e shumta që ajo i kishte bërë në trupin e saj.

Madje për këtë arsyen e dytë ajo u krahasua shumë me këngëtaret më të reja të estradës si Tanya, Tuna e të tjera.

Mirëpo, disa burime brenda familjes së saj, tregojnë se Violeta tashmë veq ka një romancë të re. Për Violetën disa burime nga familja e saj e ngushtë kanë bërë më dije se ajo është në një lidhje me një kryetar komune nga Kosova. Mirëpo, meqë është një çështje e ndjeshme, nuk do t’i përmendet emri atij personi.

Të njëjtat burime, thonë se Violeta tashmë ka prishur të gjitha raportet me familjen e saj, ndërsa jeton vetëm me fëmijët e saj.

Kujtojmë se Violeta për një kohë të gjatë ka munguar në skenë, ndërsa është kthyer kohët e fundit e ndryshuar totalisht, sikur ka ‘zbritur’ në moshë.

(Kosova Sot Online)