Lexoni edhe:
Arta Nitaj i kthen gjobat e policisë në “raketa” prej letre
Gjatë ditës së sotme (e shtunë) ndërroi jetë nëna e këngëtarit të njohur Robert Berisha.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vet ai, në një postim në rrjetin social Instagram.
Pas ngushëllimeve që u bënë nga Roberti, Patrisi dhe Nora Istrafi, edhe Tuna i dha lamtumirën e fundit ish-vjehrrës.
Arta Nitaj i kthen gjobat e policisë në “raketa” prej letreLexoni edhe:
Sejdiu publikoi një fotografi të të ndjerës, ku shihet Patrisi dhe Tiani, kurse në mbishkrim ajo emocioni me dedikimin që bëri.
“Sot ndjehem e pikëlluar. Tiani humbi nënën që e deshi aq shumë. Do të kujdesem t’ia mbaj të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, është shprehur ajo.
E ndjera ishte njëherësh edhe ish-vjehrra e dy këngëtareve të njohura të skenës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi.
(Kosova Sot Online)