Lexoni edhe:
Një artist i ri po vjen - Diva Adelina Ismaili duet me djalin e saj Uliksin!
2020-ta ishte mjaft i suksesshëm për Taylor Swift pasi surprizoi fansat me publikiminm e dy albumeve. Fituesja e çmimit Grammy ka nisur vitin e ri me një arritje mbresëlënëse. Taylor theu rekord, pasi albumi i saj “Folklor” u bë albumi i saj i pestë më i shitur në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë atë këngëtaren e pare që arrin këtë sukses.
Një artist i ri po vjen - Diva Adelina Ismaili duet me djalin e saj Uliksin!Lexoni edhe:
Albumi i tetë i 31-vjeçares shiti më shumë se 1 milion kopje që nga publikimi në fund të korrikut deri në fund të vitit që lamë pas, duke e bërë atë gjithashtu albumin e vetëm që shiti të paktën një milion kopje, sipas MRC Data.
“Folklor” debutoi në krye të Billboard 200, dhe kaloi 8 javë në Nr. 1, duke bërë që Taylor të kryesojë gjithsej përgjatë gjithë karrierës së saj në krye për 47 javë, në krahasim me Whitney Houston që kishte 46 javë. Swift debutoi me albumin tjetër surprizë muajin e kaluar.
“Evenmore” ishte albumi i 10-të më i shitur i vitit, me rreth 300 mijë kopje të shitura në më pak se tre javë që kur u publikua. Albumi u rendit në vendin e parë për disa javë, për të kaluar më pas në të dytin pas Playboi Carti me “Whole Lotta Red.”
(Kosova Sot Online)