Lexoni edhe:
Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë nga roli mbretëror
Restoranti “Caza Cruz” ku Rita Ora festoi 30-vjetorin e lindjes duke thyer rregullat e vendosura nga autoritetet britanike për të parandaluar përhapejne Covid-19, rrezikon të mbyllet. Këngëtarja kërkoi ndjesë publike dhe madje doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10 mijë paundësh.
Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë nga roli mbretërorLexoni edhe:
Por skandali vijon akoma, pasi mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë kërkuar t’i heqin licensën e restorantit. Policia ka depozituar një raport duke argumentuar se festa e Ritës “shkelte kufizimet kundër koronavirusit që ishin në fuqi ato ditë dhe në shkelje të kushteve të licencës së lokaleve”.
Policia kërkon që të ndalojë restorantin të “luajë muzikë në ambient të mbyllur si dhe shitjen e alkoolit.” Autoritetet në Kensington dhe Chelsea kanë konfirmuar se do të mbahet një seancë dëgjimore këtë muaj për fatin e restorantit.
(Kosova Sot Online)