Ah dashni, ah dashni... (Foto)
Kësaj radhe e kemi fjalën për dashurinë midis motrave. Thuhet se kjo dashuri është ndër më të fortat që ekziston, por jo edhe në këtë rast.
Kylie Jenner ka thënë se “do t’ia ngulë vetes thikën” nëse do të detyrohet edhe një herë që të jetojë me motrën, Kim Kardashian, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Adoleshentja e llastuar reagoi në këtë mënyrë kur e pyetën se a do të pranonte që motra e saj Kim, dhëndri Kanye dhe bebja e tyre North, të vendoseshin te ajo, derisa janë duke e meremetuar shtëpinë e tyre.
Kishte qenë vetë Kim ajo që e kishte pyetur motrën për këtë favor, por ajo nuk ishte ngushtuar aspak që ta refuzonte. Edhe Kimi! Me tërë ato para mund të jetojë në çdo hotel që t’i teket deri në fund të jetës së saj. Hiç nuk po na dhimbset!
(Kosova Sot)