Tatuazhi i ri i Chrissy Teigen në shpinën e saj për John Legend, shfaqet totalisht topless
Chrissy Teigen humbi pak kohë më parë fëmijën e tretë, që e priste të vinte në jetë për pak muaj.
Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë për të dhe bashkëshortin e saj John Legend, por ndërkaq këtë moment ata vendosën ta ndanin me të gjithë ndjekësit e tyre në Instagram.
Ata publikuan në rrjete sociale foto nga spitali, duke mbajtur foshnjën në krahë.
Siç duket kjo ngjarje ka pasur një ndikim shumë të madh tek Chrissy dhe ajo ka marrë një vendim drastik pas saj.
Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj dhe ka treguar se nuk do të mbetet më kurrë shtatzënë.
“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse unë nuk jam më shtatzënë, çdo gjë në pasqyrë më kujton se si mund të ishte. Dhe unë nuk kam asnjë ide pse e kam barkun të fryrë, sinqerisht është shumë e mërzitshme. Më pëlqen shumë të jem shtatzënë dhe ndihem e trishtuar që nuk do të jem kurrë më. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë”, është shprehur modelja.
Ajo ka zbuluar se ka nisur të ndjekë edhe terapi pas humbjes së fëmijës, për të shëruar sa më shpejt plagët.
Madje, Chrissy po bën edhe ndryshime në pamjen e saj. Disa ditë më parë, bukuroshja u shfaq me flokët në ngjyrë rozë dhe një vath në hundë, ndërsa së fundmi ka bërë edhe një tatuazh.
Tatuazhi i ri i Chrissy-t në shpinë i dedikohet partnerit të saj dhe është titulli i këngës dhe albumit të tij “Biggest love”, i frymëzuar nga modelja.
Edhe John Legend ka ndarë një video të bashkëshortes teksa bënte tatuazhin super të veçantë, ndërsa krahas postimit shkruan:
Ooh Laa
Chrissy më frymëzoi për këtë këngë, kjo këngë frymëzoi tatuazhin e ri të Chrissy-t.”- ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)