“Sa shumë të dua”, Miriami feston me këngë 1 vjetorin e Duam

  • G.g /
  • 14 January 2021 - 12:06
“Sa shumë të dua”, Miriami feston me këngë 1 vjetorin e Duam

Duam mbush sot 1 vjeç dhe dhuratën më të bukur ja ka bërë Miriam. Këngëtarja ka vendosur që pikërisht sot, të publikojë këngën dedikuar djalit të saj me titull “Sa shumë të dua”.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë, por të sinqertë mami e këndoi me shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”, shkruan Miriam.

Kënga nuk ka klip, por mjaftojnë fjalët dhe një foto për të kuptuar sa shumë ndjenjë dhe emocion ka. Me siguri kjo këngë që u nis si dhuratë për Duam, tashmë do të kthehet në dhuratë për shumë nëna të cilat do ua këndojnë fëmijëve para gjumit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZDTUvqcIjgc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)