
Lexoni edhe:
Taylor Swift thyen rekord me 'Folklor'
Së fundmi këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka publikuar videoklipin e shumëpritur “In the morning”. Ajo që bie më shumë në sy është se shihet e zhveshur totalisht vetëm me një palë krahë engjëlli. Gjithashtu ajo shfaqet edhe si një krijesë mitike dhe si një sirenë, ku në çdo paraqitje vihet re trupi i saj në super formë.
Taylor Swift thyen rekord me 'Folklor'Lexoni edhe:
Në një postim në Instagram ku ka shkëputur një fragment të këngës, JLo shpjegon se pas videklipit fshihet një mesazh i fortë dhe ka shumë simbolika brenda tij.
“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares.
(Kosova Sot Online)