Butrint Imeri shpenzon mbi 3 mijë euro vetëm për një paraqitje
Veshja me shumë stil i kushton goxha, Butrint Imerit.
Këngëtari Butrint Imeri njihet për paraqitjet publike, në të cilat shfaqet me shumë stil.
Së fundit, artisti ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat u shfaq i veshur në të bardha, në mes të borës.
Veshja me shumë stil është e brendeve më të njohura, e cila në total i kushtoi këngëtarit 3.073 euro.
Çmimin më të lartë sipas “Shqip.Closet” e kap xhaketa “NASA” e Heron Preson, e cila kushtoi 1.408 euro, ndërsa atletet kapën çmimin 865 euro.
Kujtojmë se “Phantom” titullohet projekti i fundit muzikor nga Butrint Imeri, ndërsa së shpejti pritet të sjell një këngë të re
(Kosova Sot Online)