Sytë zemra! Për të gjithë ata që s’e kishin parë, Selvija na tregoi unazën e diamantit me të cilën i propozoi Shpati!

  • G.g /
  • 21 January 2021 - 10:24
Sytë zemra! Për të gjithë ata që s’e kishin parë, Selvija na tregoi unazën e diamantit me të cilën i propozoi Shpati!

Në 24 dhjetor të vitit që lamë pas, Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë.

Në Instagram, ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite. Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një foto tjetër Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.

“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari.

Për të gjithë ata që u bënë kuriozë për më tepër detaje dhe dëshironin të shihnin unazën me të cilën këngëtari i propozoi partneres, Selvija nuk na e ka prishur qejfin.

Ajo ka qëndruar herë pas here aktive në Instagram dhe në pozën e fundit ka vënë në pah unazën me gur diamanti, me të cilën Shpati i propozoi të lidhen bashkë përjetë.

I ftuar më herët në emisionin “E diell”, këngëtari tregoi se bashkëjeton me Selvijen në shtëpinë e tij, si dhe rrëfeu marrëdhënien e nuses së tij me vjehrrën.

“Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”- tha ai.

Shpati tregoi se Selvija nuk është aspak xheloze dhe e mirëkupton në profesionin e tij.

I pyetur se kush gatuan për të, e ëma apo Selvija, këngëtari tregoi:

 “Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”

(Kosova Sot Online)