
Lexoni edhe:
Neslihan Atagü në gjendje të rëndë shëndetësore
Jennifer Lopez ka zbuluar se si terapia e ndihmoi të mësonte ta donte veten. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore foli hapur për jetën dhe karrierën e saj për podcastin “Coach Conversations”.
“Më kujtohet kur isha në terapi, në fund të 30-ave dhe po flitej shumë për të dashur veten. Unë mendoja se e doja veten por nga ana tjetër, po bëja disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që nuk tregonte se e doja veten.”, tha Lopez.
Neslihan Atagü në gjendje të rëndë shëndetësoreLexoni edhe:
Lopez vazhdoi: “Unë as që e kuptova konceptin e dashurisë ndaj vetes. U desh kohë, ka qenë një udhëtim dhe është akoma një udhëtim për mua.”
Edhe pse Lopez nuk foli për raportin së cilit po i referohej, supozohet se ka të bëjë me martesën e saj me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë Emme dhe Max. Tashmë, 51-vjeçarja është fejuar me yllin e bejsbollit Alex Rodriguez.
(Kosova Sot Online)