![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Biskotat e ëmbla që zbuluan gjininë e bebit të dytë të Granitit dhe Leonitës
![Biskotat e ëmbla që zbuluan gjininë e bebit të dytë të Granitit dhe Leonitës](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/28/auto_f11611825725.jpg)
Leonita dhe Granit Xhaka do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë e këtë lajm e ndanë me ne pak ditë më parë përmes një fotoje shumë të bukur. Çifti shfaqeshin duke pozuar para pasqyrës teksa vogëlushja e tyre Ayana puthte barkun e rrumbullakosur të së ëmës.
Shumë shpejt, Leonita e Graniti kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Ayana do të bëhet me motër.
Leonita e zbuloi gjininë përrmes disa biskotave rozë ku shkruhet se bebi është vajzë. Në një prej biskotave shkruhet “Motra e madhe Ayana”, e cila me siguri po e pret me padurim bebushen.
“Familja jonë po rritet, mezi po presim të të takojmë”-shkroi Xhaka.
(Kosova Sot Online)