![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Kishte fikur kamerat e sigurisë, policia zbulon detaje të reja nga festa e ditëlindjes së Rita Orës
![Kishte fikur kamerat e sigurisë, policia zbulon detaje të reja nga festa e ditëlindjes së Rita Orës](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/28/auto_auto_KY-COMP-RITA-3016118326111611835474.jpg)
Sky news ka raportuar për të rejat e fundit nga festa e këngëtares e cila kishte thyer rregullat e koronavirusit.
Policia kishte mbërritur në ora 11:30 në vendin ku Rita Ora po festonte ditëlindjen e saj të 30-të.
Ata kishin parë dy vajza hipur mbi tavolinë duke kërcyer dhe asnjë masë mbrojtëse ndaj Covid-19.
Policia tutje shton se kamerat e sigurisë ishin fikur për të pamundësuar xhirimin e e fytyrave që ishin pjesëmarrës në festën e këngëtares, me kërkesën e stafit përfshirë edhe Rita Orën ishin fikur kamerat.
Një punëtor i lokalit ka dëshmuar në polici për ngjarjen duke thënë se Ritës i kanë kërkuar 5,ooo euro për mbrëmjen e cila kishte pranuar pa hezitim.
Po ashtu dëshmitari jep detaje tjera duke thënë se prej orës 19:00 deri në orën 21:00 ishin mbledhur vetëm 17 njerëz.
Ndryshe, Rita Ora ka kërkuar falje lidhur me këtë duke thënë se ndihet keq.
(Kosova Sot Online)