Pamela Anderson i jep fund beqarisë, martohet me truprojën e saj
Pamela Anderson i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me truprojën e saj, pasi u përfol gjatë karantinës për një romancë mes tyre.
Ish-bukuroshja e ‘Baywatch’ është martuar për të katërtën herë me Dan Hayhurst, në një ceremoni private në ishullin ‘Vancouver’, Kanada, në natën e Krishtlindjes.h
Ndërkohë në një intervistë për DailyMail, ajo u shpreh: “Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”.
Pamela, këto momente të ëmbla të ditës së martesës së saj, i ndau me publikun teksa shfaqej më e lumtur se kurrë.
(Kosova Sot Online)