![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Shefe kuzhine në çdo situatë, njësoj si Afërdita në javët e fundit të shtatzënisë
![Shefe kuzhine në çdo situatë, njësoj si Afërdita në javët e fundit të shtatzënisë](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/03/auto_v21612344181.jpeg)
Edhe pse është në javët e fundit të shtatzënisë, kjo nuk e pengon aspak Afërditën të jetë në krye të kushinës me gatimet e saj. Siç duket Jakub i beson vetëm dorës së saj dhe këtë na e ka zbuluar vetë këngëtarja.
“Shefja e kushinës në çdo situatë”, ka shkruar Jakub krah fotos ku shihet Afërdita e cila i është përveshur punës në kuzhinë.
Jakub duhet të jetë djalë me shumë fat, sepse zakonisht vajzat kur janë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël pozicionohen rehat rehat tek divani për ta shijuar çdo gjë nga aty. Megjithatë Afërdita jo vetëm që nuk e bën këtë, por ka treguar se ka vazhduar edhe stërvitjen e saj rregullisht, fakt që i ka habitur shumë ndjekësit e saj.
(Kosova Sot Online)