Ish-banorja e Big Brother e publikoi një video në Tik Tok duke i dhënë pije energjike gjyshes, ‘gozhdohet’ keq nga ndjekësit
Genta Gjalpi th se është komentuar shumë keq kur në Instagram dhe Tik Tok ka publikuar videon me gjyshen ku i jepte të konsumonte pije energjike.
“Kam hedhur një video që i jepja gjyshes pije energjike. Kjo video ka thyer jo Instagramin apo Tik Tok por çdo faqe të mundshme shqiptare, turke, rumune. U bë shumë virale. Po njerëzit mendojnë se e duan ata gjyshen time me shumë se sa unë dhe filluan të shkruanin “do të të vdesi gjyshja’, “pse e keqtrajton””
Ndër të tjera Genta tha se para disa vitesh ka vuajtur edhe psikologjikisht për shkak të komenteve negative, fyese dhe mallkuese.
“Kush ka të drejtë të më thotë mua të vdesë?! Askush nuk ka të drejtë ta thotë këtë. Zoti ta jep jetën dhe Zoti ta merr”.
Në këtë moment ndërhyn psikologia Marsela Lekli duke nënvizuar se ata që bëjnë komente të tilla mund të jenë njerëz të njohur dhe shumë të afërt ose konkurrentët.
Sigurisht ajo i sugjeron çdo njeriu që këto komente t’i injorojnë. “Gjëja më e mirë që mund të bësh është t’i injorosh. Ai do tentojë një herë, dy herë, tre herë dhe pastaj do lodhet nuk ka çfarë bën më”
https://www.youtube.com/watch?v=14_ds6qk1bc&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)